Në ditën kur fotot e sherrit Balotelli-Mancini bënë xhiron e botës, legjenda e futbollit botëror Diego Armando Maradona i del në krah sulmuesit italian. Ish trajneri dhe lojtari i Argjentinës, për momentin i papunë i dedikoi në Tëitter sulmuesit të Cityt një mesazh mbështetës.
“Lojtarë si Balotelli bëjnë që futbolli të jetë më argëtues”, shkruan El Pibe D’Oro në profilin e tij në rrjetin social. Maradona njihet për arrogancen e tij dhe problemet që ka patur gjatë karrieres futbollistike dhe kjo mbështetje ndaj balotelit është mëse e kuptueshme.
Ndoshta shumë tifozëve nuk do t’u pëlqejë ky mesazh i Maradonës ndërsa në shtypin anglez zbulohet një tjetër prapaskenë. Sherri mes Balotellit e Mancinit nuk ka nisur vetëm për shkak të ndërhyrjes së ashpër të sulmuesit ndaj lojtarit Sinkler por edhe për një ofendim të rëndë të lojtarit në drejtim të teknikut të tij.
Ende nuk është zbuluar fraza që Balotelli ka përdorur ndaj trajnerit që e lançoi në futbollin profesionist te Interi por diçka është e sigurt se pas kësaj përplasje sulmuesi Italian zor se mund të gjej vend në formacionin e teknikut Mancini.
Baloteli është gjithnjë e më pranë largimit nga skuadra e Sitit ndërsa pritet të mësohet se cila do të jet skuadra e ardhshme për sulmuesin me ngjyrë. Marrdhëniet e fundit jo të mira me drejtuesit e kësaj skuadre kanë bërë që Baloteli të shprehë edhe një herë anën negative të tij duke u bërë një lojtarë problematik në skuadër.
Ai prej kohesh ka dalë jashtë planeve të Mancinit por me këtë të fundit divorci mes tij dhe skuadres së qytetarve britanik është shumë pranë. Sipas mediave britanike thuhet se Baloteli do të ndërrojë ngjyrat e fanelles që në oret e ardhshme por bashk me këtë duhet të ndërrojë edhe sjelljen e tij për të mos humbur talentin që ka si lojtarë.
No comments:
Post a Comment